Shteti i Kosovës po forcohet - Tri veprime nga faktori ndërkombëtar në dobi të vendit tonë!

6 months ago 4

Profesori Muhamet Kelmendi në një pronocim për “Bota sot”, ka thënë ndërkombëtarët me disa veprim që morën e forcuan Republikën e Kosovës.

Ai ka listuar tre ngjarjet kryesore të këtyre ditëve që ndodhën në Kosovë.

Si filim ai përmend refuzimin e KS të OKB-së te propozimit rus që për 25 vjetorin e fillimit të bombardimive të caqeve Serbo-jugoslllave të diskutohet ngjarja në KS.

“Në ditët e fundit u benë disa veprime nga faktori ndërkombëtar që e forcuan shumë Republikën.

Ngjarjet që u zhvilluan në KS të OKB-së, në NATO dhe në Këshillin e Evropës ndikuan dukshëm në forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Këtu duhet të theksohen tri ngjarje.

1. KS i OKB-se me tri vota pro dhe me 12 abstenime e refuzoi propozimin rus që në 25 vjetorin e fillimit të bombardimive të caqeve Serbo-jugoslllave të diskutohet ngjarja në KS.

Qëllimi rus ishte i qartë.

a. Dënimin e bombardimit në viti 1999 të shtetit serbojugosllav,

b. Përshkallëzimin e gjendjes së rëndë në Ballkan, duke i inspiruar dhe organizuar Serbinë për luftë dhe

c. Arsyetimin e agresionit rus në Ukrainë.

Përfaqesuësi rus akuzojë në KS të OKB-së NATO-n dhe SHBA-në për bombardimet e shtetit serb dhe për krijimin e shtetit të Kosovës. Kundër doli përfaqësuesi francez që me argumente refuzoi propozimin rus për rendin e punës. Ndërsa, përfaqësuesi amerikan, tregoi se bombardimi i serbo-jugosllavisë është bërë për të mbrojtur një popull nga gjenocidi serbomadh.

Po në foltoren e KS doli edhe ultërnacionslisti serb, Daçiç. Ai tha: Është turp mos aprovimi i rendit të punës lidhur me bombardimet e shtetit tonë nga NATO dhe SHBA. Ai ishte akt pa presedane dhe në kundërshtim me konventën e OKB-së (...).
KS i OKB-së nuk pati marrë rezolutë për veprimet agresive të NATO-së dhe të SHBA-ve ndaj Jugosllavisë (...). Ky veprim ishte agresion".

Refuzimi për të diskutuar në KS të OKB-së është akt që provon se bombardimet ndaj Jugosllavisë, ishin të drejta kështu edhe ndërtimi i shtetit të Kosovës, si përfundim i tërë gjendjes”,

shpjegon ai.

Tutje, thotë se pranimi i Kosovës në asamblenë e përgjithshme të NATO-s si shtet i asocuar është një hap i rëndësishëm, dhe me këtë pozitë Kosova u forca edhe më shumë.

“2. Në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-së u pranua Kosova në cilesinë e shtetit të asociuar.

Ky është një hap i rëndësishëm në punën e pranimit të Kosovës si shtet në NATO.

Me këtë pozitë të asociuar edhe më shumë u forcua Kosova në mbrojtjen nga NATO.

Tash e kemi KFOR-në Kosovë si mbrojtës të sovranitetit dhe të hapësirës së shtetit dhe vete NATO-në, sepse Kosova fitoi statusin e asociuar në Asamblenë e NATO-së”, thekson ai.

Në fund, përmend edhe kërkesën për anëtarësim të Kosovës në KiE, që të cilën Kosova e kaloi hapin parë drejt anëtarësimit.

Sipas tij, edhe Serbia po marshon me klinkën e saj në Kosovë, Republika fitoj besim dhe po radhitet në kuadër të shteteve të lira dhe të pavarura në Evropë dhe në botë.

“3. Këshilli i Evropës do të analizon brenda një kohe të shkurt kërkesën e Kosovës për anëtarësim si shtet i pavarur dhe sovran në KiE.

Dora Bakojanise dha mendimin se "Kosova është në rrugë të mirë dhe nuk ka pengesa të pakalueshme që ky vend të anetarësohet në Këshillln e Evropës (...)".

Kundër doli shesheli ultrafashist, Aleksander Vuçiç.

Madje ky fare "burri i madh" i botës serbe u shpreh:

" (...) Nëse Kosova pranohet në KiE, ne si shtet edhe do të tërhiqemi nga KE".

Kjo tregon se këta ultramilloshevician asgjë nuk kanë mësuar nga historia e vendeve tona.

Me ideologjinë e botës serbe po marshon klika e Beogradit në drejtim të Kosovës, Republikës Serbe në BH, Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesja e Malit të Zi në Këshillin e Evropës doli në anën serbe dhe kërkojë nga të gjithë përfaqësuesit malazeze "të jenë në anën serbe". Kjo është bota serbe. Kështu u ndërtua klika serbomadhe në Serbi, në Kosovë, në BH, në Malin e Zi dhe kësaj do t’i bashkangjiten edhe përfaqësuesit serb, sikundër edhe disa sllavomaqedon në Maqedoninë e Veriut. Rusia po vepron në Ballkan. Priten aksione terrotiste të shtetit serb. Mirëpo, në këto rrethana, kemi një fitore të madhe të Kosovës. Republika fitoj besim dhe po radhitet në kuadër të shteteve të lira dhe të pavarura në Evropë dhe në botë. Këtu është fitorja e Kosovës”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article