Pamjet e kamerave të policisë të vendosura në uniformë, shfaqin momentin kur zyrtari policor shtie disa herë me armë në Washington D.C, derisa ishte në ndjekje të një personi të dyshuar për posedim të drogës.
Policët kishin informacione për një pëson që posedonte drogë, dhe në momentin që tentuan t’i afrohen ndodhën të shtënat, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë, shfaq policin që tenton të konfrontohet me të dyshuarin, i cili më vonë është identifikuar si Turell Delonte Campbell, por që i dyshuari menjëherë filloi të vraponte.
Polici i paidentifikuar vazhdimisht i kërkon që të gjunjëzohet, por Campbell, 30-vjeç, kthehet pas dhe mbante një revole në dorë, ku më pas filluan të shtënat e armëve.
Që të dy janë lënduar nga këto të shtëna dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim, por që Campbell më vonë ka ndërruar jetë në spital. /Telegrafi/