Shtyhen datat e koncerteve të Madonnës

1 year ago 29
Reklamë
11:34 11/07/2023

Këngëtarja pret që të përmirësohet gjendja shëndetësore që të nisë turneun

Mbretëresha e muzikës pop Madonna ka shtyrë të gjitha datat e koncertit të  turneut të saj derisa ajo të shërohet plotësisht. Turneu “Celebration” ishte planifikuar të niste këtë muaj në Vankuver, por tani turneu do të nisë gjatë muajit tetor.

Organizatorët thanë se datat e reja të  koncerteve do të shpallen “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe inkurajuan fansat të mbajnë biletat e tyre.

64 vjeçarja kaloi disa ditë në kujdes intensiv muajin e kaluar për shkak të një infeksioni bakterial.

Fokusi im tani është te shëndeti dhe të bëhem më mirë dhe ju siguroj se do të kthehem tek ju sa më shpejt që të mundem!”, tha Madonna në deklaratat e para publike që nga shtrimi në spital.

Ajo nisi një tur koncertesh edhe në vitin 2019 kur nxori albumin e fundit, por që më pas u ndërprenë për shkak të pandemisë dhe problemeve të saj shëndetësore.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article