Shuhen vatrat e zjarrit në Darzezë

11 months ago 13
Reklamë

Forcat zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë zjarrin që përfshiu pyllin me pisha në Darzezë dhe në Peshtan.

Raportohet se nuk ka asnjë vatër aktive. Forca të shumta zjarrfikëse u angazhuan për të shuar flakët që u aktivizuan mbrëmjen e djeshme.

Për izolimin dhe shuarjen e zjarrit u aktivizuan Fierit, Patosit, Rroskovecit, Lushnjes, kompanisë Albpetrol, Vlorës dhe Beratit, të ndihmuara edhe nga grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të ushtrisë, për të mbrojtur veçanërisht zonat e banuara dhe puset e naftës.

Read Entire Article