Shumë qytetarë nga Elbasani thërriten në SPAK për hetimet e Check-Up

1 year ago 14
Reklamë

Prokuroria e Posaçme dhe byroja kombëtare e hetimit kanë thirrur këtë të mërkurë për të marrë në pyetje disa qytetarë të Elbasanit në lidhje me hetimet që po zhvillohen për check-upin.

Qytetarët e thirrur janë pacientë të cilë më heret kanë kryer shërbimet shëndetësore të check-up-it.

Hetimet për këtë koncesion vijojnë prej 3 vitesh ku lidhur me këtë çështje në korrik të 2022 është marrë në pyetje edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Për të njëjtin hetim është marrë gjithashtu 3 herë në pyetje edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe anëtarë të komisionit që kanë vlerësuar procedurat e tenderëve.

Read Entire Article