Si është një ditë me pajisjet e Apple, Vision Pro? – vlogeri i njohur ndan përvojën e tij 24-orëshe

7 months ago 14
Reklamë

Pajisjet Apple Vision Pro kanë “shpërthyer” në mesin e amerikanëve pasi prej tani kanë filluar t’i integrojnë në aktivitetet e tyre të përditshme.

Por, një vloger po e çon një hap më tutje duke i bartur ato për 24 orë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për youtuber-in, Canoopsy i cili vendosi që të ndajë me përdoruesit e tij, një ditë të plotë me pajisjet revolucionare të Apple.

Ai e nisi ditën në një kafene, dhe thoshte se nuk binte në sy nga të tjerët derisa i përdorte ato brenda lokalit.

Pasi mori kafenë, vendosi që të hapte rrjetet sociale për të parë se çfarë ka të re.

Më pas, u nis drejt stacionit të trenave për të shkuar në një dyqan për t’u furnizuar me ushqime. Ai i përdori pajisjet Vision Pro edhe gjatë udhëtimit me tren.

Pasi u furnizua me ushqime, u kthye në shtëpi dhe përmes pajisjeve lexonte receta se çfarë mund të përgatiste me to.

Vlogeri pra shpenzoi të gjithë ditën dhe natën duke operuar me pajisjet e Apple Vision Pro, pajisje të cilat si duket do të jenë të pashmangshme për t’i përdorur. /Telegrafi/

Read Entire Article