Si “i disiplinon” shoferët arrogantë Danimarka

1 year ago 32

Në rast shkeljesh të rënda është e mundur edhe sekuestrimi i veturës.

Disa vende evropiane janë shumë strikte kur bëhet fjalë për shkelje të rënda të trafikut. Danimarka është një nga vendet që parashikon masën e konfiskimit të automjeteve dhe gjithçka bazohet në ligjin që në mënyrë bisedore dënon “ngasjen e çmendur”.

Konfiskimi i makinës është i mundur në Danimarkë në rast të shkeljeve të rënda. Nëse vozitni më shumë se 100 km/h dhe e kaloni kufirin e shpejtësisë më shumë se dy herë (për shembull 110 km/h në vend të shpejtësisë së kufizuar prej 50 km/h).

Gjithashtu, makina juaj do të konfiskohet menjëherë nëse vozitni mbi 200 km/h.

Ka edhe kundërvajtje të tjera trafiku që mund të dërgojnë në konfiskim, përkatësisht: drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit me më shumë se dy në mijë alkool në gjak, stili i drejtimit të pakujdesshëm, vrasja nga pakujdesia në rrethana veçanërisht rënduese, rrezik i menjëhershëm për jetën ose pronën e një personi, dëmtim të konsiderueshëm të shëndetit personal në rrethana veçanërisht të vështira.

Kujtojmë se me ndryshimet e reja në Ligjin për siguri në komunikacion parashikohet konfiskim i automjeteve edhe në vendin tonë.

Megjithatë, bllokimi i mjetit nuk do të jetë automatik me shkeljen e parë të tillë. Domethënë, procedura është e tillë që kur zyrtari rrugor ndalon një shofer i cili ka kryer një nga shkeljet më të rënda, ai fillimisht kontrollon të dhënat për të parë nëse ai është dënuar më parë për to, pra nëse shkelësi tashmë është dënuar dy herë për një nga 18 rastet më drastike në një periudhë dy vjeçare, polici i sekuestron automjetin.

Edhe atëherë, siç kanë sqaruar në MPB, konfiskimi i veturës zgjat deri në përfundimin e rastit gjyqësor.

Këtu mund të gjeni një listë të shkeljeve për të cilat shoferët në Serbi mund të humbasin (përkohësisht) veturat e tyre. /Telegrafi/

Read Entire Article