Si përfaqësuesit e Islandës në Eurovision 5 vjet më parë shfaqën flamurin e Palestinës dhe krijuan kaos në Izrael

4 months ago 9
Reklamë

Sot nis festivali madhështor i këngës “Eurovision Song Contest”, mes paralajmërimeve për protesta si shenjë revolte ndaj pjesëmarrjes së Izraelit.

Organizatorët e Eurovisionit të sivjetshëm, kanë njoftuar se janë të përgatitur të heqin të gjithë flamujt dhe simbolet palestineze me konotacion politik gjatë garës prestigjioze.

Two years ago today, the band Hatari held up banners bearing the Palestinian flag during the Eurovision Song Contest finale. Later on, the Icelandic broadcaster was fined for the pro-Palestinian protest. There should be nothing wrong with waving Palestinian flags. #FreePalestine pic.twitter.com/7cjmzOqkXI

— – (@myvillaneve) May 18, 2021

Ky rregull gjithashtu vlente edhe në vitin 2019, kur Eurovisioni u mbajt në Tel Aviv të Izraelit, megjithatë, përfaqësuesit e Islandës e injoruan këtë vendim.

Anëtarët e grupit Hatari, që përfaqësonin Islandën, gjatë leximit të rezultateve të konkursit ngritën shalle me flamuj palestinezë, gjë që shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Kjo kishte ndodhur pesë vjet më parë, kur Izraeli ishte nikoqir i Eurovisionit pasi fitoi çmimin e madh në një vit më parë, në vitin 2018.

Gara, siç pritej, nuk ishte pa probleme, duke pasur parasysh konfliktin prej dekadash mes Izraelit dhe palestinezëve në Rripin e Gazës. /Telegrafi/

Read Entire Article