Si shumë të vogël e ëma e kishte lejuar të vizatojë nëpër muret e shtëpisë, sot 4-vjeçari nga Peruja imiton “kryeveprat” e Van Gogh

10 months ago 8
Reklamë

Një nënë që kishte lejuar të birin të vizatojë nëpër mure të shtëpisë derisa ishte shumë i vogël, tani beson se kjo e ka shndërruar atë në një artist.

Santiago Daniel Pena Garcia nga Peruja, filloi me vizatimin e mureve kur ishte vetëm 10-muajsh, kurse tani përdor brushat dhe ngjyrat për pikturim, thotë e ëma e tij Adianee, transmeton Telegrafi.

Nga momenti që filloi të ecë, Santiago Daniel vizatonte nëpër mure në pothuajse çdo dhomë të shtëpisë, kur e ëma e tij e kishte lejuar me arsyetimin se po e lejon të shpreh kreativitetin e tij.

Tani ai është 4-vjeçar dhe çdo ditë vizaton – duke përfshirë këtu versionin e tij të pikturës së Van Gogh – Starry Night.

“I kam blerë ngjyra të drurit e më vonë edhe ato të dyllit. Filloi të vizatojë nëpër të gjitha muret dhe dukej shumë i lumtur derisa e bënte këtë, dhe kjo është arsyeja pse nuk e ndalova”, shtoi e ëma.

E vizatimet ishin aq të shumta, sa që familja e Santiago Daniel janë detyruar disa herë të lyejnë dhomat e shtëpisë.

Megjithatë ajo nuk pendohet për asnjë veprim sepse është e bindur se ka rritur një artist. /Telegrafi/

Read Entire Article