Si u prit lajmi i familjarëve të Eglës kur kjo e fundit u shpall fituese, videoja emocionuese tregon reagimin e tyre epik

3 months ago 14
Reklamë

Egla Ceno është fituesja e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, pas një rrugëtimi të gjatë në spektaklin tejet të ndjekur.

Pas kaq shumë muajsh, sezoni i tretë i Big Brother VIP Albania përfundoi zyrtarisht të shtunën, duke shpallur fituese, aktoren dhe banoren tejet të komentuar të këtij edicioni.

Egla, e cila pas fitores ka bërë reagime të shumta në internet, ka publikuar së fundmi një video të familjarëve, gjegjësisht reagimit të tyre kur mësuan se ajo u shpall fituese.

Siç duket vëllezërit e Eglës e përcollën finalen e madhe nga shtëpia e tyre dhe nuk ishin të pranishëm në tribunat e Top Channel.

Sidoqoftë, reagimi i tyre ishte tejet emocionues kur Ledion Liço tha emrin e Eglës si fituese e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Në finalen e madhe ishin pesë banorë, në mesin e tyre edhe Meriton Mjekiqi, Julian Deda, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj. /Telegrafi/

Read Entire Article