Sia ‘nuk i shpëton’ trendit të ndërhyrjeve estetike

11 months ago 46
Reklamë
15:12 03/10/2023

Këngëtarja ka përgëzuar kirurgun e saj plastik për punën e bërë

Sia nuk i ka shpëtuar trendit të ndëryrjeve estetike që shumë personazhe të shoëbizit ndërkombëtar kanë ndjekur në këto kohë.

Këngëtarja e shumë hiteve ka bërë me dije gjatë një dalje të fundit publike se ka bërë ndërhyrje në fytyrë.Teksa mori pjesë në ceremoninë vjetore Daytime Beauty Awards në Los Anxhelos ajo i dha kirurgut plastik Ben Talei çmimin për arritje të jashtëzakonshme në mjekësi.

Gjatë fjalimit të saj, ajo tregoi se i ka besuar atij ndryshimet në imazh.

Në fillimet e karrierës muzikore Sia zgjodhi të mbulojë fytyrën e saj duke përdorur paruke të ndryshme duke përmendur faktin se nuk dëshironte të gjykohej për pamjen e jashtme.

Megjithatë në vitet e fundit, këngëtarja ka nisur që të shfaqë fytyrën e saj gjithnjë e më tepër, ndërsa së fundmi ka pranuar edhe faktin se vuan nga shqetësime të spektrit autik.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article