“Silent night” të John Woo-së pa dialog

9 months ago 33
Reklamë
23:20 28/11/2023

Regjisori i njohur i filmave aksion, John Woo kthehet në Hollywood me ‘Silent Night’, duke sjellë me vete sekuenca të fuqishme aksioni, ndjekje dinamike të makinave, por duke lënë pas një element kyç të filmit, dialogun.

Aktori suedez Joel Kinnaman, portretizon Godlock, një njeri i zakonshëm, jeta e të cilit përmbyset kur ai ngec në luftimet  e anëtarëve të një bande, të cilwt i rrëmbejnë të birin dhe zërin, pasi e qëllojnë në qafë. Pjesa më e madhe e dialogut që ekziston në film vjen ose nga transmetimet në radio ose nga komunikatat e policisë.

I pyetur pse zgjodhi këtë teknikë, Woo i tha Reuters: Lloji im teknik zakonisht është shumë vizual, duke përdorur shumë pamje vizuale dhe tinguj për të treguar historinë dhe pastaj është gjithashtu një mënyrë për t’i lejuar aktorët të japin performancën e vërtetë dhe më pas ta bëjnë audiencën më të fokusuar në fytyrën e tyre ose në sytë e tyre.

“Silent Night” ndjek personazhin e Kinnaman ndërsa atij i duhet një vit për të planifikuar dhe kryer sulmin e tij hakmarrës ndaj bandave përgjegjëse.

Megjithëse Woo është i njohur për filmat e tij aksion, zhanri nuk ishte ai që e frymëzoi atë për të bërë filma.

“Kur isha i ri, kisha parë kaq shumë musical. Duhet të them se kam pasur kaq shumë ndikim nga muzika”.

“Silent Night” do të shfaqet në SHBA më 1 dhjetor.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article