Sinner-Alcaraz, duel “sheikësh”, finalja në turneun “Six Kings Slam” në Arabinë Saudite vlen 6 milionë dollarë

3 hours ago 18

Janik Sinner dhe Carlos Alkaraz dy emrat më premtues, yjet e rinj të tenisit botëror do të diskutojnë mes tyre trofeun e Six Kings Slam në Arabinë saudite.

Kompeticioni që nuk është në listën e turneve ATP, por vlen miliona e miliona euro bëri bashkë pesë më të mirët e botës në rënditjen e përgjitshme si dhe një legjende si Rafael Nadal që tashmë ka njoftuar tërheqjen nga tenisi boteror.

Pas dy sfidave cerekefinale ku Siner dhe Alcarez kaluan më lehtësi provat e tyre, në gjysëmfinle Sinner gjeti përballë Novak Xhikovic, të cilin e kishte mundur në fuinalen e turneut masters të shangait pak ditë më pas në pëfundim të një beteje epike.

Italiani, numri një i botës e nisi në mënyrë të perkryer sfiden pasi fitoi setin e [arë në vetëm 28 minuta loje me rezultatin 6 me 2. Megjithatë kampioni serb u përgjigj në setin e dytë due mbajtur hapur takimin falë suksesit 7 me 6 në time break.

Edhe seti final ishte i luftuar, por freskia fizike e Sinner bëri diferencen dhe 23-vjecari fitoi 6 me 4.

Në finale ai gjen talentin spanjoll alcarez I cili e ka mposhtur tre here gjatë këtij viti. Alcarez mundi idhuellin e tij, legjenden spanjolle te raketës Rafael nadal në dy sete 6 me 3 dhe 6 me 3.

Finalja luhet të shtunen dhe fituesui merr 6 milione dollare, një shifder e cmendur pot ë kemi parasysh se fituesi I një grand slemi sikurse Australian open që është  maja e tenisit botëror fiton 3.6 mln dollare, gjysmën e asaj që do të japin sheikët sauditë. /vizionplus.tv

Read Entire Article