Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Shuhet zjarri në Kreshpan

1 year ago 19
Reklamë

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se është bërë e mundur fikja e vatrës së zjarrit në fshatin Kreshpan, Fier. Ndërkohë, raportohet se puna për marrjen nën kontroll të flakëve në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos vijon ende.

Gjithashtu, situata është përmirësuar edhe në Mallakastër, ku po izolohet edhe vatra e fundit aktive. Ndërkohë, pas marrjes nën kontroll të flakëve në landfillin e Vlorës, po punohet për izolimin e vatrave.

Gjithashtu njoftohet se është arritur të izolohet plotësisht zjarri në malin e Gjallicës si dhe vatrat në fshatin Mandaj, në Kavajë.

Situata sipas Ministrisë së Mbrojtjes, paraqitet më e vështirë në Buz, Memaliaj, për shkak të terrenit të vështirë. Por në këtë vatër përhapja e flakëve është e dobët, pasi zjarri ndodhet mes dy zallishteve.

Read Entire Article