Situata në Veri, deputeti Deliu: Parlamenti i unifikuar është krah Kosovës. Prania e KFOR-it do të shtojë sigurinë për qytetarët

11 months ago 26
Reklamë

Deputeti i PS-së, njëherësh dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë, Denis Deliu, është shprehur se partitë politikë në Shqipëri pavarësisht ndasive janë rreshtuar krah Kosovës për sa i përket zhvillimeve më të fundit në veri të saj.

Në një intervistë në rubrikën “Opinion”, Deliu u shpreh se Parlamenti është i unifikuar me qëndrimin e saj krah Kosovës dhe kundër Serbisë.

Ndër të tjera, ai mbështeti deklaratën e kryeministrit Edi Rama për praninë e forcave të KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës. më tej ai tha se “nuk kemi pse ta quajmë për ulje që KFOR-i të jetë në veri të Kosovës” pasi sipas tij prania e tyre do përforcojë sigurinë atje.

“Unë do të sjell në vëmendjen tuaj se dje kishim në Parlament dhe PS dhe PD kanë dënuar sulmin e Serbisë dhe janë rreshtuar krah Kosovës Kemi një unifikim kundra Serbisë.

Ndërkohë për deklaratat e kryeministrit nuk ka gjë të keqe të përfshihet EULEX-i dhe KFOR-i në veri të Kosovës. NATO dhe SHBA luajtën rolin vendimtar duke goditur Serbinë. Nuk kemi pse ta quajmë për ulje që KFOR-i të jetë në veri të Kosovës. Prania e KFOR-it do të shtojë sigurinë për qytetarët. Prania e tyre është një garanci”, u shpreh Deliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article