Situata në Veri, Gjermania thirrje Serbisë: Reduktoni ushtrinë në kufi me Kosovën pa vonesa

11 months ago 24
Reklamë

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë kanë reaguar për situatën mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes dy shteteve, shkruajnë mediat kosovare.

Gjermania ka thënë se është e rëndësishme që Serbia t’i reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. inistria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka shtuar se bashkë me partnerët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira.

Berlini zyrtar kërkon që procesi politik të vazhdojë urgjentisht.

“Duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në reagim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article