Situata në veri, mediat e Kosovës: Njësia Speciale merr nën kontroll Manastirin e Banjskës

11 months ago 16
Reklamë
18:23 24/09/2023

“Janë arrestuar 6 sulmues serbë, kanë mbetur të vdekur 3”

Sipas mediave të Kosovës, të cilat i referohen burimeve nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, thuhet se nga kjo njësi ka marrë nën kontroll të plotë Manastirin e Banjskës në Zveçan.

Ky manastir, sipas reagimeve fillestare të qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti, ishte rrethuar të paktën 30 forca paramilitare.

Informacionet paraprake flasin për 6 sulmues serbë të arrestuar, ndërsa 3 të tjerë janë vrarë në një shkëmbim zjarri me forcat e policisë të Kosovës.

Grupit kriminal i përbërë prej 30 personash ishte pozicionuar në Manastirin e Banjskës në Zveçan dhe ka shfrytëzuar gjithashtu objekte të tjera private prej nga ku e ka sulmuar Policinë e Kosovës të armatosur rëndë dhe të pajisur gjithashtu me automjete të blinduara./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article