Situata në Veri, Osmani: Vuçiçi po përpiqet ta zhbëjë paqen, por nuk do ta lejojmë

11 months ago 37
Reklamë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet ta zhbëjë atë që është arritur në rajon së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, por sipas saj, një gjë e tillë nuk do të lejohet.

Osmani në platformën ‘X’, ka shkruar se liria do të vazhdojë të mbizotërojë në rajon.

“Mbi 2 dekada pasi Millosheviçi shkatërroi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, togeri i tij Vuçiç tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-në dhe BE-në: paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë”, ka shkruar Osmani.

Over 2 decades after Milošević ravaged 🇭🇷🇧🇦🇽🇰, his lieutenant Vučić is now trying to undo everything we’ve achieved together w/🇺🇸🇪🇺: peace, freedom & coexistence among different communities. We’ll work with our allies &won’t let these achievements be undone. Freedom will prevail!

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 30, 2023

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article