Zjarri i cili doli jashte kontrollit pas djegies se mbeturinave ne fshatin Oficine te Patosit po vijon perhapjen e tij ne nje siperfaqe te konsiderueshme.
Ne vendngjarje per neutralizimin e flakeve ndodhen mjetet zjarrfikese, sherbimet e policise Fier , dhe disa grupe te Forcave te nderhyrjes se shpejte.
Deri tani eshte shkrumbuar nga flaket nje siperfaqe e konsiderueshme me ullinj dhe peme frutore nderkohe qe ne prangat e policise ka rene dhe autori i zjarrvenies. Situata vijon te mbetet kritike ndersa ne zone ndodhen dhe disa puse nafte.