Një skandal i vërtetë ka ndodhur në ambientet e stadiumit “Air Albania’” ku Federata e Armdand Dukës ka nxjerrë me shpejtësi stafin e saj për të mos lejuar gazetarët e pranishëm që ndoqën ndeshjen mes kombëtares shqiptare dhe asaj çeke.
Një moment skandaloz ishte ai teksa gazetarja dhe moderatorja e emisionit sportiv “Ora Sport” në “Ora News”, Vjosana Nozllaku, e penguar të bëjë detyrën nga stafi i Federatës duke e shtyrë gjatë raportimit që po bënte në përfundim të ndeshjes që u mbyll me rezultatin 0 – 0.