Skandali me diplomat e kolegjit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

18 hours ago 20
Reklamë

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave të falsifikuara që kolegji Wisdom jepte në vendin tonë në këmbim të pagesave.

Hetimet kanë nisur prej muajit korrik, pas kallëzimit të rektorit Bajram Hysaj me pretendimin se në disa raste atij i ishte falsfikuar firma.

Disa ditë më parë autoritet italiane, arrestuan 2 administratorët e universtitetit Wisdom, gjatë një operacioni të policisë italiane, që lidhej me një skemë mashtrimi me diplomat false.

Bashkë dy administratorët në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë./vizionplus.tv

Read Entire Article