Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi në Gjykatë: Më hiqni arrestin shtëpiak

3 days ago 22
Reklamë

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë më datë 18 shtator vendimin për masën e sigurisë për mjekun e Onkologjikut, Edmond Gashi dhe të dyshuarve të tjerë, Brikena Qirjazi, Halil Gashi dhe Florian Marku.

Në Apelin e GJKKO Gashi dhe të tjerët kërkuan zëvendësimin e masave përkatëse të sigurisë, me më të buta.

Kështu, Edmond Gashi bëhet me dije se ka kërkuar që t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak. Hetimi në SPAK është regjistruar për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “kontrabandë e ilaçeve”.

Sipas hetimeve, të dyshuarit kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article