Skena e çuditshme në dasmë: Në vend të nuses, të gjithë shikonin “macen”

4 months ago 7
Reklamë

Mystique Morris (24) pretendon se dasma e saj ishte “pothuajse e shkatërruar” kur një grua e veshur si mace u shfaq në vendin ku u organizua festa.

Teksa iu afrua altarit, kuptoi se të ftuarit nuk po e shikonin atë, por një figurë të pazakontë që lëvizte me duar dhe gjunjë, pranë liqenit aty pranë.

“Isha e zemëruar sepse njerëzit po e shikonin atë në vend të meje. Unë po martohem një herë”, tha Mystic nga Oklahoma City.

Një grua që e identifikon veten si një mace (terrianët e njohur) u shfaq në pronë, raporton nypost.

Ne kemi një shembull të ngjashëm në Japoni, ku një burrë i quajtur Toko e identifikon veten si qen.

@xxshadowslightxx she looked so beautiful tho 🥰 @Mistique 🫣 #weddingstorytime #weddingtiktok #wedding #fypシ #fyp #furrytiktok ♬ Confidence (sped up version) – Ocean Alley

Një mik i ngushtë i nuses ka treguar detajet. “Ceremonia filloi dhe më pas ai person u ngrit në këmbë. Në fillim mendova se ishte lopë, por gabova. Ishte tepër vonë për të ndaluar nusen”, shpjegoi Amy White.

Amy shton se “gruaja mace” u afrua më shumë, pasi të sapomartuarit thanë “PO” dhe ajo u përkul para tyre!

Pas duartrokitjeve, të gjithë shkuan në liqen për ta fotografuar atë, tha ajo.

Fotografi që u punësua për të fotografuar dasmën, për fat e ka lënë jashtë kornizës “mysafirin e paftuar”.

“Ishte një ditë fantastike. Për të tjera do të flasim më vonë”, përfundoi Morris. /Telegrafi/

Read Entire Article