Skenar i rrezikshëm, eksperti jep parashikimin e frikshëm pas kësaj deklarate të Vuçiqit: Situata mund të përshkallëzohet!

2 hours ago 21
Reklamë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq vazhdon me trillime, ku për konsum të brendshëm politik, po e përdor temën e Kosovës.

Ai ende po vazhdon ta gënjej popullin serb se kinse Kosova është një territor i pushtuar, që i është marrë Serbisë me forcë.

Komente të ngjashme, Vuçiq i bëri në një deklaratë për mediat për çështjen e Kosovës, ku tha se Serbia është sulmuar brutalisht dhe kundër legjislacionit ndërkombëtar.

“…do të flasim edhe për pushtimin. Kosovën e kemi humbur në popullatë dramatikisht dhe gjeografikisht që nga viti 61-81. Shqiptarët kanë pritur momentin e tyre dhe ne nuk kemi kuptuar ato që kanë ndodhur në botë dhe për këtë kemi paguar një çmim të lartë.

Një çmim të lartë me viktima, ku më të shumtët kanë qenë serbët. Por me viktima edhe te shqiptarët, boshnjakët, kroatët. Nuk e kemi kuptuar qartë disa gjëra. Pra paguhet shumë çmimi i të moskuptuarit të politikës. Në mënyrë të paligjshme, në mënyrën më brutale, ne jemi sulmuar dhe është bërë një agresion kundër Serbisë.

Nuk mund të anashkalojmë faktin se edhe një numër i madh i shqiptarëve e kanë pësuar tragjikisht nga kjo. Pastaj kemi nisur me përrallat, që në zhargonin basketbollist shiteshin si tulla. Në 2028 Kosova u shpall e pavarur”, shpalosi Vuçiq këto propaganda para konferencës së tij në të cilën paraqiti disa kërkesa rreth Kosovës.

Por, se çfarë fshihet pas kësaj deklarate të Vuçiqit për “pushtimin e Kosovës”, foli eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Image

Fatjon Softa.

Po ashtu, tha se shtatë kërkesat e tij, përbëjnë një skenar të rrezikshëm.

Së pari, ai tha se këto politika nuk ndryshojnë aspak nga politikat e Putinit, madje edhe qëllimin e kanë të njëjtë

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se Kosova është një territor i pushtuar, që i është marrë Serbisë me forcë. Këto politika, nuk ndryshojnë nga politikat e Putinit, strategjia dhe qëllimi është i njëjtë.

Plani i tij me 7 pika, nuk është gjë tjetër vetëm një skenar i rrezikshëm, por dhe një dështim. Kosova është kthyer në fushë betejë të një lufte hibride, ku zgjatja e kësaj agonie mund t’i kushtojë shtrenjtë Europës”, theksoi eksperti.

Krahas kësaj, Softa paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohet, derisa potencoi se çështja Kosovë-Serbi mund të kthehet në një konflikt të gjerë.

“Situata mund të përshkallëzohet dhe mund të përkeqësohet. Dialogu është vetëm anastezi dhe nuk po e zgjidh prej shumë vitesh njohjen reciproke. Ka progres në disa çështje, por koha mund të favorizojë Serbinë. Raporti forcave demokratike dhe ato radikale në Europë kundër BE po ndryshon frikshëm, dhe çështja Kosovë-Serbi mund të kthehet në një konflikt të gjerë. Stabiliteti i Malit të Zi është një shembull që proceset janë reversibile.

Që Vuçiq mund të jetë dorëzuar, është iluzion, ai ka krijuar një regjim që po rrit fuqinë ushtarake dhe po forcon lidhjet ndërkombëtare”, përmbylli Fatjon Softa për “Bota sot”.

Read Entire Article