Skerdi publikon gjashtë këngë në YouTube nga albumi i ri

1 year ago 19

Skerdi Ago prej muajsh po punon për albumin e ri njëherësh të parin në karrierë – “Ëndrra e fëmijërisë”.

Ai tashmë ka publikuar një pjesë të këngëve të reja në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të tij.

“Boba (R.i.p)”, “Mbretëreshë”, “Zippo”, “M’fal Mama”, “Jump Jump” në bashkëpunim me Lumi B dhe “Shami e kuqe” me Gjikon.

“6 këngë nga albumi sapo dolën në YouTube”, ka shkruar ai në njoftimin në Instagram.

Këto projekte besohet se do të pëlqehen mjaft shumë nga publiku dhe veçse kanë filluar të shpërndahen.

Ndërkaq, “Po foli t’vërtetën” u lansua me klip pak ditë më parë, këngë kjo që prek e përfshin të gjithë shqiptarët.

Në ditët në vijim do të publikohen edhe këngët e tjera të Skerdit nga albumi i ri. /Telegrafi/

Read Entire Article