Sofia Vergara dhe Joe Manganiello ndahen pas 7 vitesh martesë, arsyeja do ju habisë

1 year ago 33
Reklamë
19:08 18/07/2023

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello njoftuan se po divorcohen pas 7 vitesh martesë. Edhe pse ata ende nuk  kanë ndarë me publikun arsyen e ndarjes së tyre, një burim i afërt i tyre tha se kohët e fundit kishin filluar të  distancoheshin nga njëri-tjetri.

Sipas burimeve pranë gazetës britanike “Daily Mail” bukuroshja dhe aktori u larguan gradualisht nga njëri-tjetri për shkak të karaktereve të ndryshme.

Manganiello përshkruhet si një person argëtues, i cili kënaqet me aktivitete të tilla si të shkuarit në koncerte, të qëndrojë në shtëpi për të luajtur me video-lojëra dhe të shikojë filma. Nga ana tjetër Sofia Vergara i pëlqejnë më shumë udhëtimet luksoze dhe darkat.

Një person që i njeh të dy, shtoi për “Daily Mail” se Vergara mërzitet për çështje të parëndësishme, ndërsa Manganiello i lë gjërat të rrjedhin dhe është më i qetë.

Pikëpamjet e tyre të ndryshme për jetën e tensionuan marrëdhënien e tyre deri në atë pikë ku ata nuk dëshironin të ishin më në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Përfundimisht, presioni i akumuluar e bëri më të lehtë ndarjen e tyre.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article