“Sokol Mjacaj më drejtoi armën dhe…”/ Çfarë thotë në dëshmi shefi i policisë së burgut: Si më kërcënoi me gjakmarrje

9 months ago 3

Shefit të Policisë së IEVP Peqin, Qani Muça, i cili prej vitesh punonte specialist i regjimit 41Biz në burgje, ka deklaruar para prokurorëve të Elbasanit se ditën e ngjarjes ku mbeti i vrarë Arben Lleshi, ishte i pari që kishte kontaktuar me autorin e krimit, Sokol Mjacaj.

Në dëshmi, ai thotë se Mjacaj i kishte drejtuar armën dhe se e kishte kërcënuar.

“Nga punonjësit e policisë, brenda regjimit, nuk më kujtohet ekzaktësisht se kush, na u tha se personi që kishte plagosur dy të dënuarit (të dëmtuar), gjendej aktualisht në ambientet e takimeve të Godinës B. Shkuam me shpejtësi dhe unë u afrova i pari te dera hyrëse, me qëllim për të hapur derën.

Nga ana tjetër e derës qëndronte një i dënuar, që më vonë mora vesh se ishte Sokol Mjacaj dhe pikërisht në kohën kur unë tentova të hap derën, i dënuari më drejtoi një armë zjarri, të llojit pistoletë dhe më tha “Shef mos u afro!

Mos hy në gjak me mua, se nuk kam gjë me ty”. I kërkova ta ulte armën dhe të flisnin për të sqaruar rrethanat, pasi aktualisht nuk e dija se çfarë kishte ndodhur”, thuhet midis të tjerash në dëshmi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article