Sondazh: Cili nga gjashtë banorët e Big Brother VIP Kosova 2 eliminohet këtë javë?

11 months ago 6

Në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 2 u zhvillua procedura e nominimeve.

Konkurrentët kanë nominuar nga dy banorë duke dhënë edhe arsye për secilin prej tyre.

Përpos Bleros që u zgjodh nga kapitenët e javës, Shqipe Hysenaj e Blerando, në nominim shkuan edhe pesë të tjerë: Adri-Iliriana, Alba Vukaj, Domeniku, Linda Halimi dhe Ylli Dervishi.

Foto: Screenshot/YouTube

Buci nominoi Lumbardhin dhe Albyn, gjersa kjo e fundit e çoi në nominim Bucin dhe Lindën.

Blero nga ana tjetër e nominoi Lindën dhe Bucin, e këtij nominimi iu bashkua edhe Edona James.

Foto: Screenshot/YouTube

Konkurrentët e tjerë po ashtu nominuan banorët me të cilët ruajnë raporte më pak të mira.

Telegrafi edhe këtë herë ka realizuar një sondazh për të mësuar nga lexuesit se kush mendojnë se do ta lërë shtëpinë këtë javë.

* Ky sondazh është i realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Kosova 2.

Read Entire Article