Sondazh: Kush duhet të largohet nga BBVK këtë javë?

11 months ago 6

Kanë kaluar tashmë dhjetë ditë që kur ka nisur edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova.

Gjatë kësaj kohe pati ngjarje mjaft interesante, debate e polemika të shumta në mes të banorëve.

Të nominuarit e kësaj jave ndërkohë janë: Blerando, Brikenda Karricaj, Shqipe Hysenaj, Ledi Vokshi, Ylli Dervishi dhe Meti Alshiqi.

Njëri prej tyre në fund të kësaj jave, gjegjësisht të premten, do ta lërë shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Publiku duhet të votojë për atë se kë do ta shpëtojnë nga ky nominim dhe personi i fundit më pak i pëlqyer pritet që të largohet.

Telegrafi ka bërë një sondazh në lidhje me atë se kush duhet të largohet nga BBVK këtë javë.

* Ky sondazh është i realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Kosova 2.

Read Entire Article