Sonte nis Big Brother VIP Kosova 2

11 months ago 26

Sonte nis Big Brother VIP Kosova 2

Moderatorët e Big Brother VIP Kosova

Ditën e sotme (e premte) pritet të nis edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova.

Nën moderimin e Alaudin Hamitit e Jonida Vokshit, ky spekaktël edhe këtë vit premton shumë befasi e konkurrentë të llojeve të ndryshme.

Opinionistë të këtij viti do të jenë: Anita Muçaj – Haradinaj dhe gazetari Bledi Mane.

Ky shou do të fillojë në orën 21:00, e disa nga konkurrentët thuhet se janë: Linda Halimi, Vesa Vllasaliu, Shqipe Hysenaj, Azem Gagica, Edona James etj.

Veç kësaj, do të ketë dhe një ‘Big Talk Kosova’ me drejtuese të programit ish-banoren e Big Brother VIP, Mbresa Hajrullahun.

Kujtojmë se edicionin e kaluar fitues u zgjodh reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi.

Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/

Read Entire Article