Sonte, spektakli i tretë i “Love Island Albania”

11 months ago 18
Reklamë
13:13 24/09/2023

Pritet një mbrëmje e mbushur me surpriza dhe përballje

Një tjetër e dielë mbrëma që do ju mbajë mbërthyer para ekranit të Tv Klan është sonte me “Love Island Albania”, aty ku dashuria është kryefjala.

Një spektakël live në drejtimin e Luana Vjollcës nga Tirana drejt vilës së dashurisë në Palasë pritet të ketë shumë të papritura.

Pasi vetë kjo javë nuk ka qenë aspak e qetë si shkak i eliminimit të paparashikuar të Salionit, ndarjet e disa çifteve, e mjaltin e disa të tjerëve.

Sonte do të sqarohen të gjitha; sherret, ndarjet, eliminimet dhe sigurisht do të ketë rikrijim çiftesh.

Të eliminuarit Iris dhe Salion do të japin intervistën ekskluzive pas largimit nga “Love Island Albania”, e gjithashtu veç ishullorëve esencën ngjarjeve do ua japin edhe opinionistët Dalina Buzi e Olti Curri me komentet e analizat e tyre.

Por nuk ka mbaruar këtu, sepse padiskutim që hyrjet e reja nuk kanë fund. Një bombshell do të trazojë veçanërisht zemrën e njërit prej ishullorëve. Ç’do të ndodhë në vilën e dashurisë?

E ndiqni sonte, ora 21:00 “Love Island Albania” në Tv Klan.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article