Sophie Turner heq nga Instagrami ish-kunatën

11 months ago 50
Reklamë
15:12 13/10/2023

Aktorja dhe Prianka Chopra kishin një marrëdhënie të mirë sëbashku

Sophie Turner ka habitur ndjekësit në rrjetet sociale me veprimin e saj të fundit. Aktorja e cila është ndarë nga bashkëshorti Joe Jonas ka vendosur të heqë nga lista e ndjekësve ish-kunatën Prianka Chopra.

Megjithatë, Turner vazhdon të ndjekë Nick, Kevin Jonas dhe gruan e tij, Danielle Jonas, por edhe ish-partnerin.

Prianka Chopra e cila po  shijon një romancë me Nick Jonas, 31, që nga dhjetori 2018 ishte shoqëruesja e Sophie Turner në dasmën me Joe Jonas  në 2019 në Las Vegas.

Ende nuk dihet se çfarë mund të ketë shkaktuar krisjen e raportit mes dy ish-kunatave të cilat e cilësonin njëra-tjetrën ‘motra’.

Disa media të huaja bënë me dije se kohët e fundit Prianka Chopra e gjeti veten në një pozicion mjaft të vështirë duke qënë se ishte shumë e afërt me 27-vjeçaren.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article