Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

4 months ago 14
Reklamë

Skena e muzikës klasike ndërkombëtare ishte dëshmitare e një momenti të veçantë kur sopranoja e shquar shqiptare, Ermonela Jaho, mori përgëzime nga vetë Mbreti i Anglisë, Charles, gjatë një performancës që i kushtohej ikonës së muzikës, Sir Antonio Pappano.

Jaho, e cila ka një karrierë të konsoliduar ndërkombëtarisht, u bë pjesë e një ngjarjeje të veçantë në Shtëpinë e Operës Mbretërore, ku u performua në nder të Sir Antonio Pappanos.

Ky i fundit i jep lamtumirën Shtëpisë së Operës pas një periudhe të gjatë dhe të mbushur me suksese prej 22 vjetësh si drejtor muzikor.

Foto: Screenshot

Performanca ishte një rrugëtim muzikor përmes arijeve dhe veprave të mëdha që kanë markuar karrierën e Sir Antonios në këto dy dekada, me orkestrën e talentuar duke ndjekur hapin e këngëtarëve të ftuar.

Ermonela Jaho shkëlqeu jo vetëm me zërin e saj të fuqishëm dhe interpretimin mjeshtëror, por edhe me pamjen e saj, e cila reflektonte elegancë dhe klas. /Telegrafi/

Foto: Screenshot
Read Entire Article