Sot Kuvend, Bardhi kërkon të futet në rend të ditës pr.vendimi për rishikimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore

11 months ago 8
Reklamë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i kërkon Kuvendit të fusë në rendin e ditës projektvendimin për rishikimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në shkresë, Bardhi argumenton faktin se në seancën e datës 21 shtator, është vendosur që ky projektvendim të futet në seancën e radhës, gjë që nuk është reflektuar nga kryetarja e Kuvendit.

Gazmend Bardhi thotë se rishikimi i përbërjes se Komisionit të Reformës është domosdoshmëri, pasi për më shumë se 1 vit nuk është bërë asnjë punë dhe disa anëtarë sot nuk janë me deputetë, për shkak të heqjes dorë nga mandati.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article