Sot mini maratona ndërkombëtare “Skampa 2023” në Elbasan, mijëra atletëve vendas e të huaj marrin pjesë, ja rrugët e bllokuara

11 months ago 35
Reklamë

Këtë të diel në orën 09:00 në qytetin e Elbasanit zhvillohet për herë të parë mini maratona ndërkombëtare “Skampa 2023” në të cilën marrin pjesë mijëra atletë vendas e të huaj të grupmoshave të ndryshme, mjaft prej të cilëve nga më të njohurit në garat kombëtare e ndërkombëtarë.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti në disa rrugë të qytetit të Elbasanit është ndaluar qarkullimi dhe parkimi i mjeteve prej orës 08:00 deri në përfundim të aktivitetit.

Sa më sipër Bashkia e Elbasanit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe mirëkuptimin e tyre. Sipas burimeve zyrtare akset rrugore ku është bllokuar qarkullimi dhe parkimi i mjeteve janë:

1. Bulevardi “Aqif Pasha” nga stadiumi “Elbasan Arena ” deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës.
2. Rruga “Çerçiz Topulli”, ana e majtë.
3. Rruga “Qemal Stafa” në të dy senset.
4. Rruga “25 Nëntori” në të dy senset.
5. Rruga “Thoma Kalefi” deri tek kryeqëzimi i Cerrikut në të dy senset.
6. Rruga “Masar Dine” në të dy senset.
7. Rruga “Kamber Sejdini”
8. Rruga “Kozma Naska”
9. Rruga “Mahmud Biçaku”
10. Rruga “Vasil Kamami”
11. Rruga “Lef Nosi”
12. Rruga “Shefqet Daiu”
13. Rruga “Ismail Zyma”
14. Rruga Janaq Kilica”
15. Rruga e Re
16. Rruga “Rinia”

Gjithashtu do të bllokohet qarkullimi në kryqëzimet hyrëse dhe dalëse të rrugëve të mësipërme. Nisja e Maratonës dhe mbërritja, Bulevardi “Aqif Pasha”, porta e Kalasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article