Sot radha e Inter dhe Bayern, Zikaltrit presin Arsenalin në “Sansiro”! Bavarezët s’mund të gabojnë me Benfica-n

1 week ago 28

Java e katërt e fazës së Ligës në Champions, vijon sonte me 9 duelet e tjera. Spikasin vecanërisht dy ndeshje Inter-Arsenal dhe Bajen Benfika.

Në San Siro përplasen dy skuadra të cilët dallohen për ritmin e lartë ndaj pritshmëria për një ndeshje të bukur është e madhe. Të dyja ekipet nuk e njohin humbjen pasi në tre ndeshjet e para kanë grumbulluar secila nga 7 pikë, nga dy fitore dhe një barazim për cdo ekip.

Zikaltrit nuk janë në momentin e tyre me ekzaltues ndaj Champions mund të jetë moment i duhur për të defruar tifozët, aq më teper që është ende  pa kaluar shija e duelit me Venecian kur përtej suksesiot minimalist, skuadra nuk entuziazmoj.

Inzagi ka vetëm dy lojtarë të padispnueshëm Karlos Auguston dhe Kirstjan Asllanin që  për fat të keq nuk është rikuperuar ende nga problemi në muskuj. Trajneri i Interit mund të befasojë me formacionin pasi në stervitjen e fundit ka lënë jashtë titullarëve Barelen, Mkitarianin, Dimarkon, Bastonin dhe Turam.

Sot mund të kemi një minirevolucion duke i dhënë hapësira Fratezit, Zielinskit, de Vraj e Taremit. Në krahun tjeter londinezët nuk kanë të gatshëm një lider në mesfushë si Deklan Rice, Kalafioerin, Tjernin dhe Tomijasun. Në formacion kthehet Saka ndërsa vjen nga dëmtimi dhe Odegard edhe pse norvegjezi do ta nisë nga stoli.

Në Vizion Plus vjen për të gjitha të apasionuart e Champions, dueli mes Bajernit të Mynihut dhe Benefices. Ndeshje shumë e rëndësishem për gjermanët të cilëve nuk iu lejohet më asnjë gabim pasi kanë humbur nga tre ndeshjet e para.

Nga bundeslifgë e Europe, bavarezët kanë fytyra të ndryshme dhe sot kërkojnë  të kthejne qetësinë e pikëve, përballë luzitanëve të cilët kanë gjashtë pikë në klasikifim, ndër titullarët. E vetmja mungesë që shqetëson trajnerin Kompani është Pavlovic.

Pak gjëra ndryshojnë nga formacioni i Barcelonës, teksa rikthehet Musiala nga minuta e parë në krah të Gnabri dhe Harry Kane. Ndër takimet e tjera spikat Crvena Zvezda vs Barcelona me katalanasit që kanë shancin të afrohen me kreun, ndërsa në Paris parashikohet një beteje mes Pasg dhe atletiko Madrid.

Aston vila që është i vetmi që mund të barazoje Liverpulin luan në Belgjike, ndaj Bryzh, ndërsa Shtutgart pret Atalantën e Berat Gjimshitit. /vizionplus.tv

Read Entire Article