Sot Shqipëria drejton në OKB mbledhjen për Ukrainën, Rama nxjerr foton: Një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit

1 year ago 30
Reklamë

Presidenca shqiptare do të drejtojë sot në Këshillin e Sigurimit të OKB, një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, me praninë e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive.

Kryeministri Edi Rama pak para nisjes së mbledhjes, ka postuar një foto nga selia e OKB-së, ndërsa i uron shqiptarëve një ditë të mbarë.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article