SpaceX lëshon në orbitë satelitin suedez Ovzon 3

10 months ago 5

SpaceX ka lëshuar për në orbitë satelitin suedez Ovzon 3, nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral, në Florida.

Sipas një përshkrimi të misionit nga SpaceX, Ovzon 3 u mbajt në qiell nga raketa Falcon 9, e cila u ul përsëri rreth tetë minuta pas ngritjes.

Ovzon 3, është “sateliti i parë gjeostacionar suedez i financuar dhe zhvilluar privatisht”, i cili do të shërbejë për komunikim, duke mbuluar 1/3 e Tokës nëpërmjet rrezeve të tij.

Ndryshe, orbita gjeostacionare shtrihet rreth 35,700 kilometra mbi Tokë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Në këtë lartësi shpejtësia orbitale përputhet me shpejtësinë e rrotullimit të planetit tonë, duke i lejuar satelitët të “rrinë pezull” në hapësirë.

Kjo nisje ishte e dyta për vitin 2024 nga SpaceX. Kjo pasi kompania ngriti 21 nga satelitët e saj, Starlink, duke përfshirë edhe gjashtë anije kozmike, nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni.

Por, SpaceX nuk do të ndalet. Ajo synon që të nisë 144 misione orbitale vetëm në vitin 2024. Kjo do të thyente rekordin e 96 misioneve të vitit 2023. /Telegrafi/

Read Entire Article