SPAK dhe ILD refuzuan Komisionin Xhafaj, gazetari zbardh detaje/ Vendimi erdhi pas mbledhjes së prokurorëve

1 month ago 31

SPAK dhe ILD kanë refuzuar zyrtarisht pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm anti-Korrrupsion që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj.

Kështu pas Gjykatës Kushtetuese, edhe SPAK dhe ILD kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, duke mos atashuar ekspertë apo përfaqësues të tyre pranë komisionit ad-hoc, i cili përbëhet nga 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Kjo e fundit nuk ka pranuar të bëhet pjesë e Komisionit.

Gazetari i News24 Igli Çelmeta ka zbardhur detaje nga qëndrimi i Prokurorisë Speciale, ndërsa shprehet se vendimi ka ardhur pas një mbledhjeje të prokurorëve të SPAK.

Në këtë mbledhje, tha Çelmeta, referuar një informacioni zyrtar, është diskutuar mbi rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin, duke respektuar parimin e ndarjes së pushteteve. Por SPAk, bëri të ditur gaeztari Çelmeta, nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspertë pranë këtij Komisioni.

SPAK në qëndrimin e tij bën të ditur se  të gjitha problematikat e hasura i ka bërë të ditura në raportet vjetore që paraqet në Kuvend dhe KLP, sikundër gjatë mbledhjeve dhe diskutimeve me këto institucione.

Gjithsesi SPAK shprehet i gatshëm që të japë mendime ligjore sa herë do të jetë e nevojshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article