SPAK ‘ndjek’ paratë e “metamorfozës”, hetim pasuror për biznesmenin, ish-drejtuesin e Operacionales dhe Xhevahir Litën

1 year ago 34
Reklamë

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin pasuror të personave të vënë në pranga nga operacioni “Metamorfoza”.

Hetimit pasuror do t’i nënshtrohen, biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita.

Ky hetim bëhet për të zbardhur të ardhurat e vërteta të të arrestuarve dhe burimin e tyre.

Në sitë janë vënë prona të luajtshme dhe të paluajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj.

Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme. Ky hetim po ndiqet nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja.

Ndërkohë Apeli i Posaçëm do të japë vendimin për të arrestuarit ditën e nesërme, 31 gusht.

Read Entire Article