Spanja merr presidencën e BE-së, nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës

1 year ago 28
Reklamë

Spanja ka marrë sot udhëheqjen e Presidencës së Bashkimit Evropian, të cilën do ta mbajë deri në dhjetor të këtij viti.

Kryeministri Pedro Sanchez ka njoftuar se gjatë presidencës gjashtëmujore, lufta në Ukrainë do të jetë prioritet.

Si një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, Spanja ka bërë me dije se ky qëndrim nuk do të ndryshojë. Megjithatë mbështet tentativat e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë vetëm tre javë pas marrjes së presidencës së Këshillit të BE-së më 1 korrik, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Spanjë.

Read Entire Article