Spanjë/ Sekuestrohen 9,5 ton kokainë nga Ekuadori të fshehura në banane, me mbishkrimin “Hitler” (VIDEO)

1 year ago 16
Reklamë

Mbi nëntë ton drogë të ndara në pako, ku shkruhej fjala “Hitler” janë sekuestruar këtë të premte në Spanjë.

Policia dhe doganat spanjolle njoftuan të premten sekuestrimin e pothuajse 9.5 ton kokainë nga Ekuadori, që besohet të jetë më e madhja në historinë e vendit.

Sekuestrimi ndodhi të mërkurën në portin e Algeciras, në jug të Spanjës dhe përbën “dërgesën më të madhe të fshehur të kokainës në Spanjë deri më sot”: 9,436 kilogramë që ishin fshehur në kuti bananesh në një kontejner frigorifer, thanë autoritetet.

Organizata përgjegjëse për dërgesën dyshohet se dërgonte 40 kontejnerë në muaj në Evropë dhe “kishte një rrjet të gjerë tregtar për transportimin e kontejnerëve nga Ekuadori në Spanjë”, duke përdorur gjithashtu portin e Vigos në veri-perëndim të Spanjës, sipas Euronews.

Ky operacion përbën “një goditje të madhe ndaj një prej organizatave kriminale më të rëndësishme në botë, të përfshira në shpërndarjen e kokainës, e cila ishte e destinuar për rrjetet kryesore kriminale në Evropë”, thuhet në njoftimin për shtyp, pa identifikuar organizatën, ndërsa nuk është raportuar për të arrestuar.

Në dërgesë u zbuluan logot e më shumë se 30 organizatave kriminale evropiane. Ngarkesa ishte e ngjashme me një ngarkesë kokaine që u kap në Peru gjatë rrugës për në Belgjikë në maj të këtij viti.

Në atë kohë, autoritetet thanë se po hetonin nëse dërgesa kishte ndonjë lidhje me grupet neo-naziste evropiane, por gjithashtu është e mundur që etiketat të përdoreshin thjesht si një kod për të përcjellë një mesazh të caktuar nga grupet.

Top Channel

Read Entire Article