Spekulimet për video-skandalin, Luana Vjollca reagon sërish në hyrje të emisionit: Shpifje, intriga dhe kaq shumë urrejtje

11 months ago 12
Reklamë

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes.

Kjo pasi ajo u përfol nga disa media se është protagoniste në një video intime ,e cila tashmë ka filluar të qarkullojë në internet.

Por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë vet këngëtarja dhe moderatorja, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte se mungesa e tatuazheve në krahëror, është dëshmi që ajo nuk është vajza që prezantohet në video.

E duket se një çështje të tillë, moderatorja e njohur ka vendosur ta trajtojë edhe në hyrje të episodit më të fundit të programit të saj, “Love Island Albania”.

Ajo e nisi me një fjalim, ku mes rreshtave la të kuptohej se ishte e zhgënjyer nga shpifjet e bëra në drejtim të saj, ndërsa shprehej se sa e bukur do të ishte jeta nëse njerëzit do të bënin të kundërtën.

“Imagjinoni të dashur miq se sa e bukur do të ishte kjo jetë, kjo botë nëse nuk do të kishte shpifje, intriga dhe kaq shumë urrejtje. Dhe sa e bukur do të ishte nëse vendin e tyre do ta zinte dashuria, respekti dhe e vërteta”, tha Luana.

Moderatorja dhe këngëtarja përndryshe ka sjell për herë të parë formatin “Love Island” në trevat shqiptare, duke e kthyer në pak kohë në një spektakël mjaft të pëlqyer dhe të ndjekur me interesim nga vendasit. /Telegrafi/

Read Entire Article