Spiropali takim me deputetet e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, në fokus sfidat për fuqizimin e grave

1 week ago 23
Reklamë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj zyrtare në Prishtinë, u takua me përfaqësuese të grave deputete dhe grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë takimit Spiropali diskutoi me deputetet e Kosovës mbi sfidat e përbashkëta të vendeve tona, si dhe mbi fuqizimin ekonomik, politik e shoqëror të grave, si faktor i zhvillimit, demokratizimit dhe progresit të shoqërive tona.

Kryeparlamentarja Spiropali zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article