Stadiumet shqiptare bosh, debat i fortë në “Studio Sport”, Zekaj: Mos prisni të kenë përkrahjen e Manchesterit, sa milionë e dini Shqipërinë

2 weeks ago 23

Mungesa e tifozëve në stadium ka shkaktuar debat të fortë në “Studio Sport” të moderatores Vilma Masha në Vizion Plus.

Opinionistët Artur Çobani dhe Xhevdet Zekaj kanë debatuar për pjesmarrjen në stadium. Për Çobanin një nga arsyet kryesore që stadiumet janë bosh është se skuadrat ende nuk po luajnë në fushën e tyre.

Por i fortë ishte dhe reagimi i Zekajt i cili theksoi se bëhet një gabim kur flitet për tifozët, për sa kohë nuk llogaritet numri i popullsisë.

Pjesë nga debati:

Çobani: Prezenca në stadiume është e vakët. Kjo jo vetëm për shkak se nuk zhvillohet lojë e bukur, por edhe se skuadrat s’po luajnë në stadiumin e trye. Shyqyr që u hap “Air Albania” për Tiranën ku tifozët të dinë ku po luhet.

Zekaj: Po prisni mo, pse sa e dini numrin e popullsisë. Ju bëni krahasime me Manchesterin, pse është problem të shkojnë 60 mijë njerëz në stadium me një popullsi prej 7 milionësh.Ça prisni ju të mbushen stadiumet shqiptare javë për javë me 60 mijë njerëz.

Read Entire Article