Stina e alergjive/ Mjekët: Numri i fëmijëve që preken është rritur çdo vit, 8 vizita në ditë

6 months ago 19
Reklamë

Pranvera sa është e bukur, aq është edhe e parehatshme për njerëzit që vuajnë nga alergjitë, të cilat janë nga më të shumëllojshmet, që nga alergjitë nga lulet, pluhuri, myku, ushqimet, e deri tek alergjia nga druri, uji dhe dielli.

“Tek ne paraqiten që nga fëmijët e çerdheve e deri tek ata të kopshteve dhe shkollave. Madje janë mësuesit që sinjalizojnë prindërit, që fëmija ka kollë pa ndalim. Simptomat janë kollë, rrufë, tështima. Bëjmë deri në 8 vizita në ditë dhe numri i atyre që vuajnë nga alergjitë sa vjen dhe rritet. Alergjia nuk shërohet, por përmirësohet me kura dhe vaksinë”, tha Valbona Shahinaj, pediatre në QSH nr. 2.

Top Channel

Read Entire Article