Stormzy rikthehet me me ish-partneren e tij?

1 year ago 22
Reklamë
15:16 27/08/2023

Fansat kanë zbuluar se këngëtari dhe Maya Jama po pushojnë së bashku

Këngëtari Stormzy i është rikthyer historisë së dashurisë me ish-partneren e tij. Fansat symprehtë kanë nxjerrë zbuluar dyshen të cilët po pushojnë së bashku në Greqi.

Maya Jama dhe Stormzy ishin një nga çiftet më të njohura  në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të ndaheshin në vitin 2019.

Fansat kanë shpresuar gjithmonë për një rikthim të dyshes por mesa duket dëshira e tyre po bëhet realitet.

Ata kanë zbuluar përmes rrjeteve sociale se dyshja po pushojnë në të njëjtin vend. Një fans ndau një video në TikTok  ku vihej re se reperi ndodhej në po të njëjtën pishinë si 29-vjeçarja.

Edhe tabloidet britanike konfrmojnë një ribashkim të dyshes ndërsa thonë se ka qënë nëna e këngëtarit që e ka nxituar atë të ribashkohet me ish-partneren e tij.

Ndër të tjera këto media shkruajnë se Stormzy dëshiron ta trajtojë bukuroshen në mënyrën më të mirë të mundshme duke i bërë dhuratë disa ditë pushime luksi në Greqi.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article