Stresi premton plot këngë të reja gjatë dimrit

1 year ago 29

Ai është njëri nga reperët shqiptarë që pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Fjala është për Stresin, i cili posaçërisht gjatë këtij viti ka qenë tejet i komentuar.

I njëjti mes tjerash solli edhe disa këngë të reja që u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Foto: Screenshot/Instagram

Sidoqoftë, 37 vjeçari po vazhdon akoma të punojë në projekte të tjera dhe do të ketë shumë edhe gjatë dimrit.

Kështu ka lënë të kuptohet përmes një përgjigje që i ka dhënë një ndjekësi përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

“A do të ketë hit këtë dimër a jo”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Plot plot”, u përgjigj ai.

Stresi nga ana tjetër këtë kohë ka pasur një përplasje virtuale me reperin tjetër, Cllevio. /Telegrafi/

Read Entire Article