Studim: Njerëzit që vuajnë nga ankthi janë më të zgjuar se mesatarja

1 year ago 30
Reklamë

Nëse vuani nga ankthi, lajmi i mirë është se mund të jetë një shenjë se keni inteligjencë mbi mesataren.

Studiuesit kanadezë nga Universiteti i Ontarios dolën në këtë përfundim pas një studimi që ata kryen mbi 100 studentë.

Pjesëmarrësve iu kërkua të zgjidhnin deklarata që shpreheshin si: Unë jam vazhdimisht i shqetësuar për diçka. Nga vëzhgimi i shkencëtarëve, ata që kishin zgjedhur më shumë fraza që shprehnin ankthin, treguan performancë më të lartë në testet e inteligjencës verbale.

Sigurisht që nuk është i vetmi hulumtim i lidhur që është bërë. Kur psikologët në Qendrën Ndërdisiplinore të Izraelit Herzliya i kaluan 80 studentë nëpër teste të ndryshme, ata zbuluan se më të shqetësuarit ishin edhe më të aftët në zgjidhjen e problemeve teknike që u paraqiteshin.

Në të njëjtën kohë, një psikiatër, Jeremy Coplan, vuri re se ata që vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar kanë një IQ më të lartë se ata që përjetojnë ankth të lehtë.

Disa shpjegime të dhëna nga ekspertët

Aftësia e një personi të zgjuar për të parë një situatë nga këndvështrime të ndryshme shoqërohet me nivele më të larta shqetësimi dhe ankthi. Ose, nga ana tjetër, vetë stresi mund të na shtyjë të përpiqemi më shumë në fushat që na interesojnë, duke kultivuar kështu inteligjencën tonë. Domethënë duket se është një marrëdhënie e dyanshme.

Ka, sigurisht, përjashtime: një studim tregoi se stresi mund të ndikojë negativisht në IQ, sepse thjesht, sipas psikologut Robert Epstein, “kur dikush vuan nga stresi, ai nuk mund të mendojë shumë qartë”.

Por, siç beson ai vetë, përjashtimet nuk e hedhin poshtë përfundimin e përgjithshëm. Në fakt, disa nga mendimtarët më të mëdhenj të historisë, si Charles Darëin, Abraham Lincoln dhe Nikola Tesla, besohet se kanë vuajtur nga çrregullimet e ankthit.

Top Channel

Read Entire Article