Stuhi edhe në Kosovë, erërat e forta rrëzojnë disa shtylla elektrike, si paraqitet situata

10 months ago 6
Reklamë

Moti i keq dhe stuhia e erës ka përfshirë edhe Kosovën. Mediat atje bëjnë me dije se problematika janë shënuar në rajonin e Dukagjinit.

Faqja e Facebook Meteo Kosova ka publikuar pamje të shtyllave elektrike që janë rrëzuar në qytetin e Pejës. Erërat e forta fillimisht kanë rrëzuar një shtyllë elektrike në hyrje të Pejës e po ashtu edhe në qytet.

“Edhe një tjetër pamje nga rrëzimi i shtyllave elektrike në Pejë si pasojë e erërave shumë të forta”, shkruan në përshkrimin e pamjeve që ka publikuar kjo faqe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article